ZYRTARE: Jose Mourinho emërohet kryetrajner i Romës

ZYRTARE: Jose Mourinho emërohet kryetrajner i Romës

Jose Mourinho është trajneri i ri i skuadrë italiane Roma. Tekniku portugez ka befasuar me zgjedhjen e tij të re për të punuar, derisa nga edicioni i ardhshëm, transmeton informacionin Gazeta “Enigma”.

Klubi italian para disa orë njoftoi me largimin e Paulo Fonseca, por tani befasisht ka njoftuar se Mourinho është trajneri i ri.

“Klubi është i lumtur të njoftoi se marrëveshja është arritur me Jose Mourinhon, që ai të jetë trajneri i ri për edicionin 2021/22”, thuhet në komunikatë.

Ky vendim është befasues për të gjithë duke marrë parasysh se Maurizio Sarri shihej si favorit, derisa tekniku portugez ka nënshkruar deri në vitin 2024.

Ndërkohë, ‘Special One’ e njeh mjaftë mirë Seria A, ngase ka fituar tripletën me Interin.

Related Articles