KB Peja ka njoftuar se ka larguar nga posti i tij trajnerin Daniel Nelson, pas eliminimit nga Kupa e Kosovës.
Sot (e mërkurë), Peja u eliminua në çerekfinale nga Prishtina dhe menjëherë ndau rrugët me trajnerin Nelson.
Nelsoni erdhi në krye të Pejës dy muaj më parë, por rezultatet e skuadrës pejane nuk janë ato që priteshin.
“KB Peja njofton se ka ndarë rrugët me trajnerin Daniel Nelson. Pas ndeshjeve të fundit, me marrëveshje të përbashkët kemi vendosur që t’i japim fund këtu rrugëtimit së bashku”.