Meksika do të hapë Kupën e Botës 2026 kundër Afrikës së Jugut, duke përsëritur skenarin e vitit 2010 dhe duke kërkuar fitoren e parë në një ndeshje hapëse pas shtatë tentimeve të pasuksesshme.
Takimi do të zhvillohet më 11 qershor në ‘Estadio Azteca’ të rinovuar.
Përfaqësuesja meksikane tashmë e njeh kundërshtarin e saj për hapjen historike të Botërorit 2026. Më 11 qershor, në Estadio Azteca, skuadra e drejtuar nga Javier Aguirre do të nisë turneun pikërisht kundër Afrikës së Jugut, duke rikthyer përballjen që hapi Kupën e Botës 2010, pesëmbëdhjetë vite më parë.
Meksika rikthehet si protagonist i ndeshjes hapëse, por këtë herë me një mision urgjent: të thyejë mallkimin që e ka ndjekur pothuajse një shekull.
“El Tri” është kombëtarja që ka luajtur më së shumti ndeshje hapëse në historinë e Botërorit, por njëkohësisht është ndër të paktat që nuk ka regjistruar asnjë fitore.
