Zyrtare: Ky është kundërshtari i Ballkanit në raundin e tretë të kualifikimeve të Ligën e Konferencës

Zyrtare: Ky është kundërshtari i Ballkanit në raundin e tretë të kualifikimeve të Ligën e Konferencës

Skuadra e Ballkanit ka mësuar kundërshtarin për raundin e tretë të kualifikimeve të Conference League.

FC Ballkani do të luajë ballafaqimin e raundit të tretë të Conference League ndaj ekipit nga Ishujt Faroe, Klaksvik.

Klaksvik ka mposhtur ekipin nga Mali i Zi, Sutjeska me rezultatin minimal 1:0, për të kaluar tutje.

Ekipi nga Ishujt Faroe fitoi me golin e Klettskard në minutën e 66’të.

Kujtojmë se Ballkani avancoi në raundin e tretë pas fitores ndaj La Fioritas me rezultatin e përgjithshëm 10:0.

Related Articles