Mesut Özil ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga futbolli profesionist, raporton Gazeta Enigma.
Ai do të varë këpucët në moshën 34-vjeçare, pas një karriere tejet të pasur në nivel klubesh dhe atë ndërkombëtar.
“Dua të falënderoj Schalken, Werder, Real Madrid, Arsenal, Fenerbahçe dhe Basaksehir, të gjithë miqtë e mi në futboll. Ishte një udhëtim i mrekullueshëm”, ka shkruar Ozil në mesazhin lamtumirës.
Pika kulminante e turko-gjermanit ishte në Real Madrid dhe Arsenal, në këto dy skuadra ku regjistroi shumë asistime dhe fitoi shumë tituj.
34-vjeçare ishte kyç edhe në suksesin e Gjermanisë, kur ‘pancerët’ triumfuan në Kupën e Botës më 2014, duke qenë nga lojtarët më të dalluar të turneut.