Sport Club Gjilani ka informuar se e ka angazhuar e futbollistit Përparim Islami Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite.
“Islami, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë ka qenë pjesë e disa klubeve në vend, duke fituar dy tituj kampion, një herë Kupën e Kosovës dhe dy herë të tjera Superkupën e Kosovës.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Përparimit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare”, ka shkruar SC Gjilani në Facebook.