Qatip Osmani është emëruar trajner i Shkëndijës së Tetovës. Ekipi shqiptar të premten ka njoftuar në “Facebook” se Osmani rikthehet në krye të ekipit deri në fund të këtij sezoni.
Osmani në postin e trajnerit te Shkëndija ka zëvendësuar Artim Shaqirin që u largua në fillim të këtij muaji.
“Qato kthehet në shtëpi! Trajneri që numëron 5 trofe me Shkëndijën do të drejtojë kuqezinjtë në periudhën që pason”, thuhet në njoftimin e klubit tetovar.
Osmani së fundmi ka qenë trajner i Renovës, ndërsa ka drejtuar edhe skuadrën e Shkupit.
Megjithatë, sukseset më të madh në karrierë i ka arritur në krye të Shkëndijes së Tetovës, ekip prej të cilit u pat larguar në dhjetor të vitit 2019.