Manchester City ka njoftuar marrëveshjen me Anderlechtin për Sergio Gomez, i cili ka nënshkruar për katër vite.
21-vjeçari spanjoll bashkohet nga Anderlecht, me mbrojtësin e majtë që ka bërë 49 paraqitje për klubin belg gjatë sezonit 2021-2022.
Sergio e filloi karrierën e tij tek të rinjtë e Barcelonës përpara se të largohej nga klubi katalanas për t’u bashkuar me skuadrën e Bundesligës, Borussia Dortmund në fillim të vitit 2018.
Ai më pas kaloi dy sezone përsëri në Spanjë në huazim te Huesca duke ndihmuar klubin të fitonte promovimin në La Liga në fund të sezonit 2019/20 përpara se të bashkohej me Anderlecht në verën e 2021.
Gomez kishte një sezon të shkëlqyer individual nën drejtimin e ish-trajnerit të Anderlecht, Vincent Kompany.
Our new number 21 ????????#ManCity pic.twitter.com/5oGXj5ZdUY— Manchester City (@ManCity) August 16, 2022