Zyrtare, shtyhet ndeshja Atalanta-Villareal shkaku i borës

Zyrtare, shtyhet ndeshja Atalanta-Villareal shkaku i borës

Atalanta-Villareal do të luhet të enjten, njoftojnë media ndërkombëtare duke iu referuar vendimit të arbitrit të ndeshjes, shkruan Gazeta Enigma.

Pas disa inspektimeve, e fundit në orën 21.30, sipas kohës lokale të europës së mesme, arbitri Taylor ka vendosur të shtyjë ndeshjen e planifikuar, Atalanta – Villareal, në stadiumin Gewiss.

Pavarësisht punës së punonjësve, të cilët bënë gjithçka për të pastruar fushën, bora e madhe në Bergamo e bëri fushën praktikisht të pamundur.

Ndërkohë, ndeshja pritet të luhet të enjten, më 09 dhjetor, në ora 16:30.

Related Articles