Zyrtare, skuadra e Serie A ndryshon pronësi

Zyrtare, skuadra e Serie A ndryshon pronësi

Epoka e Enrico Preziosit Në Genoa ka përfunduar, pasi klubi zyrtarisht shpalli partnerët 777 si pronarë të rinj dhe Alberto Zangrillon si presidentin e tyre të ri.

Kohë ma parë ishte raportuar në media italiane për mundësinë e shitjes së klubit të njohur, e një gjë e tillë ndodjhi sot kur mbyllja për shitjen e Genoa CFC përfundoi dhe “777 Partners” tashmë janë pronar të klubit më të vjetër në futbollin italian.

Alberto Zangrillo i është bashkuar Bordit të Drejtorëve në “Grifone” dhe është emëruar si presidenti i ri i klubit.

Andriy Shevchenko ka zëvendësuar së fundmi Davide Ballardini si trajner dhe “Rossoblutë” thuhet se po kërkojnë gjithashtu një drejtor sportiv të profilit të lartë.

Related Articles