Zyrtare: FC Ulpiana sjellë dy lojtarë, mobilizohet për pranverë

Zyrtare: FC Ulpiana sjellë dy lojtarë, mobilizohet për pranverë

Klubi nga Lipjani ka zyrtarizuar sot ardhjen e dy futbollistëve, njëri nga Sllovakia tjetri nga skuadra Borec e Maqedonisë së Veriut.

Ulpiana ka zyrtarizuar sot ardhjet e Gonzalo Ivan Zarate Fagiuoli dhe Domagoj Franic. Argjentinasi Zarate luan si mesfushor dhe vjen nga Borec (Maqedoni e Veriut), ndërsa Franic është mbrojtës i cili vjen nga Slovacko (Sllovaki).

“KF ULPIANA 1926, arrin marrëveshje me mesfushorin argjentinas, Gonzalo Ivan Zarate Fagiuoli, i cili vjen nga radhët e FK Borec nga Maqedonia Veriore”.

“Me Zaraten, klubi ka arritur marrëveshje 1 vjeçare me mundësi vazhdimi. Zarate ka pasur edhe shumë oferta të ndryshme nga ekipet vendore si dhe ato ndërkombëtare mirëpo Zarate ka zgjedhur KF ULPIANA”, thuhet në njoftimin e klubit.

Në anën tjetër Franic ka bërë karrierë edhe në vende si Kroacia dhe Bosnja, para se të luante në Sllovaki.

“KF ULPIANA 1926, arrin marrëveshje me mbrojtësin kroat Domagoj Franic, i cili vjen nga radhët e FC Slovacko nga Sllovakia”.

“Domagoj ka luajtur edhe për ekipet si RNK Split, FK Gorica, NK Hajduk Split, NK Bijeljina, dhe FK Radnik”.

“Me Domagoj, kemi arritur marrëveshje 6 mujor me mundësi vazhdimi edhe për 1 vit. DOMAGOJ FRANIC ka pasur edhe shumë oferta të ndryshme nga ekipet vendore si dhe ato ndërkombëtare mirëpo DOMAGOJ ka zgjedhur KF ULPIANA”, thuhet në njoftimin e klubit lipjanas. 

Related Articles