Zyrtare: Zekirija Ramadani është emëruar trajner i ri i Egnatias

Zyrtare: Zekirija Ramadani është emëruar trajner i ri i Egnatias

Zekirija Ramadani është emëruar trajner i ri i Egnatias, njofton klubi nga kampionati i Shqipërisë përmes faqes zyrtare, shkruan Gazeta Enigma.

Në një postim në rrjete sociale klubi Egnatia, ka bërë të ditur marrëveshjen zyrtare me ish trajnerin e Prishtinës, shkupianin Zekeria Ramadani.

“Mirësevjen Zekirija RAMADANI!

Presidenti DEMROZI zyrtarizon sot Trajnerin e ri të skuadrës . I urojmë suksese në drejtimin e ekipit trajnerit Ramadani“, thuhet në njoftimin e tyre.

Ramadani është emëruar trajner i Egnatias, pak kohë pasi u nda me Prishtinën.

Mirësevjen Zekirija RAMADANI ! Presidenti DEMROZI zyrtarizon sot Trajnerin e ri të skuadrës . I urojmë suksese në drejtimin e ekipit trajnerit Ramadani . ???? KF Egnatia !Posted by KF Egnatia on E hënë, 6 dhjetor 2021

Egnatia garon në Kategorinë Superiore në Shqipëri, teksa renditet në vendin e gjashtë, ndërsa emërtimin klubi ka marrë nga simbolika e emrit që lidhet me rrugën e famshme “Egnatia”.

Ndryshe trajneri Ramadani ia riktheu Prishtinës titullin pas 11 viteve, në sezonin e kaluar, ndërsa ditë më parë pati një deklaratë pas njërës nga paraqitjet e klubit të Prishtinës në Superligë, duke e cilësuar veten si “fajtor” që nuk po arrin ta motivoj sa duhet ekipin. E sipas bindjeve të ndryshme u vlerësua si deklaratë e ngutshme dhe e pamatur sa duhet/Gazeta Enigma/

Related Articles