Vetëm gjatë ditës së djeshme janë vrarë 42 njerëz nga sulmet ajrore izraelite.
Nga ana tjetër, edhe ushtria izraelite është shprehur se militantët palestinezë kanë qëlluar me më shumë se 3,000 raketa në drejtim të Izraelit gjatë javës së kaluar.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres, ka paralajmëruar se luftimet e mëtejshme mund ta fusin rajonin në një “krizë të pakontrollueshme”.
Ai është lutur për t’i dhënë fund menjëherë dhunës “totalisht të tmerrshme”.
Ndërkaq, sot në orët e hershme të mëngjesit, aeroplanët luftarakë izraelitë filluan 80 sulme ajrore në disa zona të qytetit të Gazës, menjëherë pasi militantët e Hamasit hapën një breshëri raketash në Izraelin jugor, shkruan BBC.