Ardhja e Ministrit të Brendshëm të Republikës së Kosovës në pikën kufitare me Serbinë në Bërnjak, duket se kanë acaruar zyrtarët e Listës Serbe. Ata këtë vizitë e kanë quajtur një provokim tjetër të Albin Kurtit dhe pasardhësve të tij me qëllim të përshkallëzimit të situatës në terren.
Në njoftim thuhet se “Sveçla e di shumë mirë se nuk është i mirëpritur në komunat serbe në veri të Kosovës dhe nuk ka çfarë të kërkojë në rajonet tona”.
“Ne theksojmë se populli serb është i përkushtuar për paqen në këto zona dhe deklaratat e Sveçlës se ai është i gatshëm të vazhdojë të përdorë dhunën dhe të heq barrikadat me dhunë janë në favor të rëndimit të mëtejshëm të situatës. Në këtë emër duam të theksojmë një herë përsëri se ne jemi të përkushtuar për paqen dhe do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe popullin tonë nga sulmi nga Prishtina, por nëse njësitë e Kurtit përpiqen të përdorin dhunën për të hequr barrikadat, ata do të marrin përgjigjen e popullit serb që e meritojnë. ”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.