Të reshurat e djeshme të shiut në rajonin e Ferizajt, të cilat u shoqëruan edhe me breshër, fermerin Mursel Osmani nga Gaçka e Ferizajt e dëmtuan shumë.
Për të parë nga afër dëmet e shkaktuar, në terren sot ka dalë drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Burim Bajrami, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Alberton Sahiti.
Sipas njoftimit të Komunës së Ferizajt, drejtorët komunalë u shprehën se komuna do të angazhohet për t’i kompensuar dëmet e fermerëve.
“Komuna përmes Komisionit Profesional do të bëjë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri dhe do të angazhohet në kompensimin e tyre për fermerët e dëmtuar në bazë të mundësive buxhetore”, u tha në njoftimin e Komunës së Ferizajt.