SHBA-ja thotë se ka goditur mbi 1,700 objektiva në Iran që nga fillimi i operacioneve të saj ushtarake në këtë vend të shtunën, sipas një përditësimi nga Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom).
Objektivat e goditura përfshijnë vendet e raketave, anijet e marinës, nëndetëset dhe qendrat e kontrollit, thuhet në njoftim.
Centcom shton se SHBA-ja përdori aeroplanë – përfshirë shumë avionë luftarakë – si dhe sisteme raketore dhe anije për të kryer sulmet.
Përditësimi, i cili jep informacion për 72 orët e para të operacionit, shton se Centcom po i jep përparësi “lokacioneve që paraqesin kërcënim të menjëhershëm”.
