Zyrtari i BQK-së raporton në Polici se disa banka kanë depozituar mbi 1 mijë 2-she false

Zyrtari i BQK-së raporton në Polici se disa banka kanë depozituar mbi 1 mijë 2-she false

Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në qarkullim në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa monedha që po ‘tmerron’ të gjithë është ajo 2 euroshe.

Një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së sotme nga një zyrtar i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i cili ka njoftuar se nga tri banka janë depozituar mbi 2 mijë e 300 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara (të gjitha 2-she).

Paratë që dyshohet se janë të falsifikuara janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Falsifikim i parasë’.

Si masa preventive për ‘shpëtimin’ nga 2 eurot false, shumë biznese në Kosovë kanë filluar të mos pranojnë pagesa me këto monedha.

Ndryshe, se falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

Related Articles