Zyrtari i lartë amerikan, Todd Robinson nesër takohet me presidenten Osmani

Zyrtari i lartë amerikan, Todd Robinson nesër takohet me presidenten Osmani

Ndihmës Sekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, nesër do të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Todd, do të jetë në do të jetë për vizitë dyditore në Kosovë nga sot deri më 22 mars.

Siç njofton Departamenti Amerikan i Shtetit, ai do të takohet me shefen e shtetit por jo edhe me kryeministrin Albin Kurti.

“Nga data 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët e INL-së në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë”.

Zyrtari i lartë amerikan qëndroi për vizitë zyrtare edhe në Shqipëri, ku u takua me kryeministrin, Edi Rama.

Me shefin e Qeverisë së Kosovës, nuk u takua as zyrtarja e lartë e USAID-it, Erin McKee, e cila pati takim vetëm me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Mungesa e takimeve me zyrtarë të lartë amerikanë me Kurtin vjen pas acarimit të raporteve në mes Qeverisë Kurti dhe Administratës Biden.

Related Articles