Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kushtrim Shkodra, ka vizituar ish-krerët e partisë së tij, Hashim Thaçin e Kadri Veselin dhe pjesëtarët e tjerë të UÇK-së të cilët janë në paraburgim në Hagë.
Shkodra përmes një shkrimi në Twitter ka përkujtuar luftën e Kosovës dhe dëmet e shkaktuara nga serbët, teksa tha atë që e bën Thaçi, Veseli e pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, ngrihet gjithmonë mbi mjegullat e epokave.
“Na takon ne t’i tregojmë ato histori për ta dhe të jetojmë në jetën tonë vlerat për të cilat ata ishin të përgatitur të jepnin të tyren”, ka shkruar Shkodra.
Pas vizitës, ai tha se drejtësia dhe e vërteta do të fitojnë, teksa shtoi se nuk do ta zgjedhin kurrë rrugën e dorëzimit apo të nënshtrimit.