39 të burgosur palestinezë do të lirohen të premten si pjesë e një marrëveshjeje midis Izraelit dhe Hamasit për të siguruar lirimin e pengjeve nga Gaza, ka thënë një zyrtar izraelit.
Të burgosurit do të merren nga dy burgje, Damon dhe Megiddo dhe do të dërgohen në burgun Ofer, në jug të Ramallah në Bregun Perëndimor, për kontrolle përfundimtare nga Kryqi i Kuq, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Prej aty ata do të udhëtojnë përmes pikës së afërt të kalimit Beitunia dhe për në vendlindjet dhe fshatrat e tyre në Bregun Perëndimor.
Të burgosurit e liruar pritet të përbëjnë gra dhe adoleshentë meshkuj deri në moshën 18-vjeçare.
Koha e lirimit është ende e pa definuar, por zyrtari izraelit tha se të burgosurit nuk do të lirohen derisa pengjet nga Gaza të kthehen në duart e Izraelit.