Zyrtarët policorë të Kosovës janë duke qëndruar ditë e netë të tëra në veri të Kosovës.
Si në jug, ashtu edhe në veri të Mitrovicës të njëjtit janë duke shërbyer në ofrimin e sigurisë për qytetarët e vendit.
Pas sulmeve të vazhdueshme dhe provokimeve të njëpasnjëshme nga bandat kriminale serbe, zyrtarët policor të Kosovës kanë shtuar edhe kontrollet në veri por edhe në pikat kufitare.
E në këto netë të ftohta, padyshim se qëndrimi atje është edhe më i vështirë.
Një nga zyrtarët policorë të Kosovës ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës të cilët jetojnë në veri të vendit, të cilët janë vazhdimisht në mbështetje të Policisë së Kosovës.
G.N, zyrtar policor ka thënë se ata po qëndrojnë edhe natën zgjuar për t’i shërbyer me çaj të nxehtë, e ushqime të ndryshme.
Ai tha gjithashtu se ata janë heronj, sepse jo secili do të mund ët jetonte në ato anë me vite të tëra nën presion.
Postimi i plotë:
Një falenderim për mikëpritje e meritojnë qytetarët e Mitrovices të cilet gjinden në pjesen Veriore pasi vazhdimisht janë në mbështetje të Policëve të Kosovës duke qëndruar edhe naten zgjuar për ti shërbyer çaj të nxehtë, ujë, ushqime të ndryshme e gjithçka që kanë mundësi.
Padyshim që ata janë heronjtë më të mdhenj sepse jo secili do të mund të jetoj në ato vise me vite të tëra nën presion.