“Rusia ka zhvendosur shumicën e njësive të saj të trajnimit në Bjellorusi në zona të tjera dhe nuk ka më forca tokësore të mjaftueshme për të nisur një ofensivë nga territori i aleatit të saj”.
Kështu u shpreh të enjten një zyrtar kufitar ukrainas, shkruan CNN.
“Rusia nuk ka një grup ushtarësh në territorin e Bjellorusisë që do të ishte gati dhe në gjendje të pushtonte territorin e Ukrainës”, tha Andrii Demchenko, një zëdhënës i Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare të Ukrainës, gjatë një konference në Kiev.
“Në këtë pikë, Rusia ka tërhequr pothuajse të gjitha njësitë e saj që janë trajnuar dhe kanë përfunduar rotacionin e tyre. Megjithatë, asnjë njësi e re nuk është vendosur atje”, theksoi Demchenko./abcnews.al