Këtë të premte u publikua nga mediat lajmi për zyrtarizimin e divorcit të Monika Kryemadhit me Ilir Metën.
Lidhur me këtë, ka reaguar Monika Kryemadhi me anë të një statusi në rrjetet sociale, ku thotë se i lutet të gjithëve të mos ndikohen nga ky lajm dhe kërkon votën për babain e fëmijëve të saj, për të cilin thotë se do të ishte e gatshme të jepte dhe jetën, e jo më votën.
“Të dashur miq! Uroj që të më mirëkuptoni sot në këtë ditë të jo shumë të mirë për mua dhe familjen time. Mediat vrapuan sot për të zyrtarizuar sot divorcin tim me Ilir Metën. Familjarë që nga mamaja, vëllai, kushërinjtë, miqtë dhe mikeshat e mia për të gjithë ju që më keni ndjekur në të gjitha sfidat e mia dhe iu jam mirënjohëse për gjithçka.
Sot do iu lutesha të mos ndikoheni nga ky lajm, unë kërkoj prap me të njëjtin përkushtim dhe dashuri votën për babain e fëmijëve të mi, për të cilët unë do të jepja jetën e jo më VOTËN për Ilir Metaj.
Sot kudo që jeni në çdo rrugicë dhe cep të Tiranës bashkohuni në hapjen e fushatës të opozitës sepse ky regjim është aq i keq dhe i helmuar sa helmon në qelizë dhe familjen shqiptare. Prandaj ju lutem sot më shumë se kurrë të jeni në Sheshin Nënë Tereza në orën 19 :00”, shkruan Kryemadhi.