Albin Berisha është futbollisti më i ri i klubit Petrolul Ploiesti nga Rumania, raporton Gazeta Enigma.
23 vjeçari ka kompletuar procedura e transferimit dhe është prezantuar zyrtarisht nga skuadra rumune.
LINKU : https://www.facebook.com/photo?fbid=710254661215547&set=a.506247504949598
Për transferimin e Berishës ka shkruar edhe faqja zyrtare e Ballkanit, e cila ka falenderuar futbollistin për kontributin e dhënë në fanellën e “Xhebrailave”.
Kampionët e Kosovës kanë shtuar dhe 200 mijë euro të tjera në arkën e tyre. Ndërkohë që kanë ruajtur edhe 20% të kartonit të 23-vjeçarit nga Theranda.
/Gazeta Enigma/