Ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta Drita Bajrami Kajtazi, zyrtare në Komunën e Gjilanit.
Kryetari i komunës, Alban Hyseni, e ka njoftuar publikisht për këtë ngjarje të rëndë. “Lajm i trishtë për ndarjen nga jeta të Drita Bajrami Kajtazi, koleges dhe bashkëpunëtores sonë në Komunën e Gjilanit,” shkroi Hyseni.
Sipas informacioneve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur dje pasdite. Viktima fillimisht u dërgua për trajtim në Spitalin e Gjilanit, pastaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ajo u lirua më vonë nga spitali, por ndërron jetë në shtëpinë e saj.
Ceremonia e lamtumirës për Drita Bajrami Kajtazi do të zhvillohet sot në ora 16:00.