Një zyrtare e lartë e Qeverisë së Francës, Lawrence Boone, ka thënë sot në Shkup në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, se propozimi i Francës dhe Gjermanisë për dialogun Kosovë-Serbi është një “non-paper” dhe kjo është arsyeja pse nuk po zbulohet përmbajtja.
“Një non-paper është një non-paper dhe përmbajtja e tij nuk zbulohet” ka thënë ajo në konferencën e përbashkët me Kovacevskin.
Kështu është përgjigjur ajo kur është pyetur nga një gazetar nëse ai propozim mbështetet “bazuar në vendimin politik për të bombarduar Jugosllavinë apo në ligjin ndërkombëtar”, shkruan N1.