Policia Kufitare e Shqipërisë ka bllokuar në Kapshticë një shumë prej mbi 12 mijë euro të një shtetasi grek.
Paratë e pa deklaruara para autoriteteve doganore ishin fshehur në një çantë dore në një furgon.
Gjatë kontrollit të ushtruar, 52-vjeçarit grek me banim në Gjermani iu gjetën në çantën e dorës dhe poshtë ulëses së pasagjerit 12.445 euro.
Ndaj tij ka nisur hetim për mos deklarim të parave si dhe për pastrim parash.