Propozimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për debat në Kuvend lidhur me krizën energjetike është shtyrë për të martën, kur do të jetë edhe vazhdimi i seancës plenare.
Mocioni që debati për krizën energjetike të shtyhet për të martën kaloi me 79 për, 2 kundër dhe 2 abstenime.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se u dakorduan që kjo pikë të jetë e para në vazhdimin e seancës të së martës, më 28 dhjetor 2021.
Ndryshe, deputetë e Kuvendit të Kosovë në seancën e sotme kanë përfshirë edhe 12 projektligje për lexim të dytë në agjendën e seancës e të premtes plenare.
Partitë opozitare e kundërshtuan këtë mocion procedural, ku kritikuan shumicën se me miratimin e këtyre projektligjeve po dëshiron të bëjë vetëm statistikë. Ndihmë pushtetit për përfshirjen e këtyre projektligjeve në rend të ditës i dhanë edhe deputetët e Listës Serbe.