Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar sot me një vit heqje lirie të akuzuarin R. H. pasi që ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.
R.H. më 22 korrik 2021, rreth orës 00:40, në diskotekën “Stop” në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje, ka goditur me revole në kokë L. B., dhe më pas e grushton në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar ndrydhje të indeve të buta dhe plagë ndrydhëse qarëse, me ç’rast i dëmtuari ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, ky i fundit do të vuajë dënimin pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. /Gazeta Enigma.