Sot fillon xhiroja e 9-të në Superligë – dy super takime në program

Sot fillon xhiroja e 9-të në Superligë – dy super takime në program

Sot do të hapet xhiroja e 9-të në Superligën e Basketbollit të Kosovës në konkurrencën e meshkujve me dy super takime, shkruan Gazeta Enigma.



Ndeshja e parë do të zhvillohet ndërmjet Dritës dhe Rahovecit, dy skuadra që nuk e kanë nisur aq mbarë edicionin e ri.

Gjilanasit në tetë ndeshje kanë tetë humbje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë, kurse Vreshtarët kanë një fitore dhe gjashtë humbje.

Bashkimi rikthehet në palestrën ‘Sezai Surroi’, ku përballet me kampionin Golden Eagle Ylli.

Prizrenasit kanë pesë fitore dhe tri humbje, kurse therandasit pesë fitore dhe katër humbje, duke përfshirë edhe fitoren ndaj Pejës, që shënuan në Ligën Unike, e cila logaritet në Art Motion Superligë.

Superliga e Kosovës në Basketboll (Mashkujt) – E mërkurë: Drita – Rahoveci (17:00h) dhe Bashkimi – Golden Eagle Ylli (19:00h)

Related Articles