Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë.
Sipas agjendës së publikuar nga zyra e shtypit e kryeministrisë, në orën 10:20 do të zhvillohet ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave.
Në orën 10:30 do të zhvillohet takimi kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave.
Në vijim, në orën 11:00 do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave.
Në orën 11:50 parashikohet mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, ndërsa në 11:55 do të jetë mbërritja e kancelares Merkel në Tirana Business Park.
Në orën 12:00 do të realizohet foto me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.
Në orën 14:35, kryeministri Rama dhe kancelarja Merkel do të japin një konferencë për shtyp po në ambientet në Tirana Business Park.
Ndryshe, ditë më parë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti do të ketë një takim me kancelaren Angela Merkel gjatë vizitës së saj në Tiranë.