Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ndihmë të ndërsjellët juridikë në çështje civile, shkruan Gazeta Enigma.
Pozita dhe opozita ishin të njëzëri duke e përkrahur këtë marrëveshje.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se qëllimi I marrëveshjes është forcimi I mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën juridike mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën e ndihmës juridike, në fushën civile dhe tregtare mes dy vendeve dhe lehtësimi i procedurave ligjore në këtë fushë. Kjo marrëveshje zbatohet për çështjet që përfshijnë procedurat me gjendjen civile, familjare, marrëdhëniet e punës, çështjet e pronësisë dhe marrëdhëniet e tjera civile dhe tregtare të personave fizikë por edhe juridikë”, ka thënë Albulena Haxhiu./GazetaEnigma/