​Propozohet heqja e orës policore në Maqedoninë e veriut

​Propozohet heqja e orës policore në Maqedoninë e veriut


Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka propozuar lehtësimin e masave anti-COVID.

Në rekomandimet e Ministrisë kërkohet që në dasma dhe koncerte të lejohen deri në një mijë mysafirë.

Pakoja e re e masave lehtësuese u miratua edhe nga Shtabi i Krizës.

Në një njoftim për media, ndër të tjerash thuhet: “Është shfuqizuar kufizimi i prej 100 mysafirëve në dasmë dhe ahengje dhe të lejohet organizimi i ngjarjeve, koncerteve dhe ahengjeve në klube dhe lokale vetëm në të hapur, me kapacitet prej 50% të objektit dhe jo më shumë se 1000 persona”.

Ministria e Shëndetësisë, po ashtu ka rekomanduar që të hiqet ora policore nga 16 qershori, 2021.

Për të gjitha këto masa, pritet të votohet nesër, kur edhe do të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Related Articles