Policia gjobit disa shoferë që tejkaluan në vijë të plotë, rastet u publikuan në media

Policia gjobit disa shoferë që tejkaluan në vijë të plotë, rastet u publikuan në media

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur disa shoferë të cilët kanë bërë tejkalim në vijë të plotë, raporton Gazeta Enigma.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e saktë të kundërvajtësve.

“Policia e Kosovës përmes videove dhe fotografive të publikuara në mediat online ka pranuar informata për pjesëmarrës në trafik të cilët kanë kryer kundërvajtje rrugore duke bërë tejkalim në vijën e plotë. Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e saktë të kundërvajtësve, me ç ‘rast edhe u është shqiptuar tiketa sipas ligjit mbi kundërvajtjet në trafik”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Policia e Kosovës i ka falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar dhe kontributin e dhënë në parandalimin e kundërvajtjeve dhe njëkohësisht apelon për pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat e trafikut për një siguri më të madhe në trafik.

Prishtinë, 14 qershor 2021 Policia e Kosovës përmes videove dhe fotografive të publikuara në mediat online ka pranuar…Posted by Kosovo Police on Monday, June 14, 2021

Related Articles