Brenda 24 orëve raportohen vetëm dy raste të dhunës në familje

Brenda 24 orëve raportohen vetëm dy raste të dhunës në familje

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë në Polici janë raportuar dy raste të dhunës në familje, raporton Gazeta “Enigma”.

Në Prishtinë viktima mashkull ka raportuar se në vazhdimësi është duke u kanosur femra me të cilën jeton.

Ndërsa rasti tjetër është raportuar nga viktima femër e cila është kanosur nga bashkëshorti, i cili ishte nën ndikim të alkoolit.

“Prishtinë/15.02.2025-13:30. Dyshohet se viktima m/k në vazhdimësi është duke u kanosur nga e dyshuara femër/kosovare me të cilën ai është duke bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

“Fushë Kosovë/ 19.02.2025-16:00. I dyshuari mashkull kosovar dyshohet se në ndikim të alkoolit ka tentuar ta hapte derën e banesës me mjet te fort, ku ndodhej bashkëshortja e tij viktima f/k. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles