Kosova ende ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë në Evropë, me gjashtëmbëdhjetë nga një mijë foshnje që nuk arrijnë të kalojnë moshën pesë vjeç. Vendi ka mbetur prapa në shërbimet e kujdesit shëndetësor duke rrezikuar jetën e të vegjëlve. Në shumë raste, atyre u shkurtohet jeta, vetëm sepse klinikave u mungojnë pajisjet e nevojshme, të cilat gjenden lehtë në tërë botën.
Nga viti 2014, një grup prej 50 entuziastësh të çiklizmit , në bashkëpunim me Action for Mothers and Children(AMC), organizojnë ngjarjen vjetore Cycle Kosovo for Children për mbledhjen e fondeve për spitalet e Kosovës.
Për 10 vite, CKC ka ndihmuar Klinikat e Neonatologjisë dhe Pediatrisë në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Gjilan, Prizren dhe Ferizaj. Këtë vit, fondet e mbledhura do të shkojnë në Repartin e Pediatrisë, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog. Menaxhmenti i QKMF-së në Istog ka identifikuar pajisjet e nevojshme për përmirësimin e shërbimit shëndetësor në rajon, me qëllim të shpëtimit të jetëve të fëmijëve. Pajijset mjekësore që nevoiten janë: Infrared Vein Pander (per gjetjen e venave – infuzione), Ultrazë, Aparat per Sab – Jonogram , EKG 1 650-1290, Aspirator, Monitor Pediatrik, Pediatric Pulse Oksimetër, Neonatus Pulse Oksimetër, Bilichek Neonatus Noninvasiva, Infant Radiant Warmer, (IZOLETA), Tensiometër Pediatrik.
Ky aktivitet do të zhvillohet nga 06 deri 09 qershor 2024, duke përfshirë katër ditë çiklizëm, me mbi 500 kilometra distancë dhe 7,000 metra ngjitje. Turneu do të filloj në Prishtinë, vazhdon nëpër qytete dhe fshatra anembanë vendit, dhe përfundon përsëri në kryeqytet, ku organizohet ngjarja përmbyllëse. Ky aktiviteti mbështetet nga Eulex dhe Policia e Kosovës.
Për të qenë pjesë e ndryshimit pozitiv në jetën e fëmijëve në Kosovë, mund të dhuroni përmes faqës së AMC apo përmes Global Giving.
Për pyetje dhe sponsorizim, kontaktoni: