101 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 prej tyre në gjendje të rëndë

101 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 prej tyre në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht janë duke u trajtuar 101 pacientë të prekur me COVID-19.

Në njoftim thuhet se nga 101 pacientë të prekur me virus, 74 prej tyre janë në Oksigjenoterapi, 4 janë duke u trajtuar në CPAP, kurse 12 të tjerë janë në gjendje më të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 7 pacientë.

Ndërsa, në spitalet rajonale por edhe në QKUK është duke vazhduar trajtimi i pacientëve me coronavirus.

Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:- 547 Vizita…Posted by Spitali i Përgjithshëm Pejë on Monday, April 19, 2021

Related Articles