Ymeri: Masat emergjente të Qeverisë për energjinë janë pa efekt, Ujmani ka 7.5 herë më pak kapacitet se B1

Ymeri: Masat emergjente të Qeverisë për energjinë janë pa efekt, Ujmani ka 7.5 herë më pak kapacitet se B1

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar masat emergjente të Qeverisë për furnizimin me energji elektrike, duke vlerësuar se ato nuk kanë efekt sa i përket kapacitetit energjetik.

Ymeri, përmes një postimi, ka krahasuar kapacitetin neto të bllokut B1, i cili është i ndalur, me atë të hidrocentralit të Ujmanit.

Sipas saj, kapaciteti neto i bllokut B1 është 264 megavat, ndërsa ai i hidrocentralit të Ujmanit është vetëm 35 megavat.

“Ndikimi i masave emergjente nga Qeveria për furnizim të energjisë.

Kapaciteti neto i bllokut të ndalur B1 është 264 MW.

Kapaciteti neto i hidrocentralit të Ujman-it është 35 MW. 7.5fish më pak energji.

Praktikisht, masat qeveritare për nga kapaciteti janë pa efekt”, ka shkruar Ymeri.

Related Articles