11 persona të vdekur nga COVID dhe mbi dy mijë raste të reja në Maqedoni të Veriut

11 persona të vdekur nga COVID dhe mbi dy mijë raste të reja në Maqedoni të Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve 11 persona kanë vdekur si pasojë e COVID si dhe janë regjistruar 2 mijë e 269 raste të reja.

Gjithashtu, janë shëruar 1 mijë e 420 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë shënuar 247 mijë e 663 raste pozitive, janë shëruar 222 mijë e 306 pacientë, kanë vdekur 8 mijë e 139 njerëz si pasojë e koronavirusit si dhe vazhdojnë të mbesin edhe 17 mijë e 218 raste aktive.

Related Articles