1,174 pacientë po marrin trajtim mjekësor për COVID, 79 në gjendje të rënduar

1,174 pacientë po marrin trajtim mjekësor për COVID, 79 në gjendje të rënduar

Në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme 1,174 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19.

1,054 nga ta janë të konfirmuar me COVID-19, 1017 me oksigjeno-terapi dhe 79 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në  klinikave COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 408 pacientë, 424 të konfirmuar me COVID-19,  368  me oksigjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 766 pacientë,  630 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 649 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 99 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 108 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 74 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 91 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19, 22 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 11 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 173 pacientë

Spitali i Gjakovës, 104 pacientë

Spitali i Pejës, 214 pacientë

Spitali i Gjilanit, 118pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 29 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 53 pacientë

Spitali i Ferizajt, 75 pacientë. 

Related Articles