12 vjeçari vdes nga arma, ekspertët tregojnë mënyrën se si të mbahet pushka e gjuetisë

12 vjeçari vdes nga arma, ekspertët tregojnë mënyrën se si të mbahet pushka e gjuetisë

Për dikë që ka pushkë gjuetie në shtëpi rregulli kryesor i saj është vendosja e pushkës në një vend mirë të izoluar.

Por për gjuetarin Isak Bojku është shumë e rëndësishme vënia e municionit në një vend të sigurt larg armës.

Këto mbase nuk i përfilli një familje në Bequk të Vushtrrisë, pasi djali i tyre 12 vjeçar, shkrepi një armë të tillë aksidentalisht, duke qëlluar vetën për vdekje.

Familjarët nuk pranuan të flasin, pas rastit tragjik që thonë se iu ka ndodhur, veçse thuhet që arma kishte leje dhe se babai vogëlushit e mbante atë për bagëti.

Gjahtarët luten që, ky rast të jetë i fundit që dikush vdes nga arma që këta e përdorin për qejf.

Video:

Related Articles