Policia e Kosovës ka njoftuar se për një javë janë raportuar 13 raste të vjedhjeve të cilat kanë ndodhur në rajonin e Ferizajt.
11 prej tyre kanë ndodhur në Ferizaj, ndërkaq dy në Kaçanik.
“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve. Gjatë periudhës 31.03 – 06.04.2025 janë raportuar këto raste: Veprat penale kundër pasurisë Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 13 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur si vijon: 11 raste në Ferizaj. 2 raste në Kaçanik”, transmeton Gazeta Enigma.
“Veprat penale të dhunës në familje. Në rajonin e Ferizajt janë raportuar 3 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në Ferizaj. Realizimi i urdhëresave të gjykatës Policia ka arrestuar 22 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.