Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 13 raste të reja me fatalitet si pasojë e COVID-19.
Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3296 testime të realizuara, 469 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 375 pacientë të shëruar./Gazeta “Enigma“/