Avdyli i LVV-së: “Ballkanit të Hapur” iu vu dryni në Berlin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, u shpreh për “Ballkani i Hapur” është bllokuar në Gjermani.

Përmes një postimi në Twitter, Avdyli, ka shkruar se “Ballkanit të hapur” iu vu dryni në Berlin.

“Tregtarëve të dështuar të vëllazërim-bashkimit iu mbetet të kthejnë sytë kah Brukseli e Washingtoni, ose të lëshojnë udhë”.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Konferencën e 18-të të nismës Adriatiko-Joniane, ka folur për raportet që duhet t’i kenë shtetet e Ballkanit mes vete, duke thënë se duhet të harrohen, sipas tij, rrëmujat e së kaluarës.

“Fqinjët nuk i zgjedh. Gjyshja ime më tha ‘komshiu i lumtur , shtëpi e lumtur’. E kundërta është thjesht një makth. Serbia nuk do të shkojë kurrkund, ashtu si dhe kroatët, malazezët. Të gjithë ne do të jemi këtu. Na duhet ta zgjidhim dhe të rritemi dhe të harrojmë të gjithë rrëmujën që kemi krijuar për njëri-tjetrin”, u shpreh Rama.

Pjesë e Ballkanit të Hapur deri tani janë: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut./ GazetaEnigma

Related Articles