Llumnica: SC Gjilani po gabon që nuk po e emëron trajnerin e ri, kjo është arsyeja

Llumnica: SC Gjilani po gabon që nuk po e emëron trajnerin e ri, kjo është arsyeja

Sport Club “Gjilani” ndonëse e ka humbur hapin në luftë për titull sivjet, si dhe është eliminuar herët nga garat e Kupës, ai ka arritur ta siguroi pjesëmarrjen në gara ndërkombëtare, duke vlerësuar kështu si një edicion megjithatë të suksesshëm.

Gjilanasit do të luajnë në garat e ‘Conference League’ që është pjesëmarrja e dytë në Evropë e tyre dhe këtë herë presin rezultate më të mira.

Mirëpo, ajo që shqetëson është fakti që klubi që nga shkarkimi i trajnerit Ismet Munishi ende nuk e ka emëruar trajneri e ri, pozitë kjo që tash për tash i është besuar ndihmësit Alban Hyseni.

Njohësi i mirë i futbollit kosovar, Ardian Llumnica në “sportshow”, ka thënë se Gjilani po gabon që nuk po e emëron trajnerin e ri, i cili do të kishte më shumë kohë për ta kuptuar skuadrën dhe në gara ndërkombëtare do të debutonte më i përgatitur.

“Gjilani e ka shkarkuar Munishin dhe kjo është punë e tyre se a kanë vepruar mirë apo keq, në kohë të duhur apo jo, por mendoj që po gabon që nuk po e emëron trajnerin e ri, kjo është amatore”, ka vlerësuar Llumnica duke shtuar.

“ Do të luaj në garat ndërkombëtare dhe mendojnë që një javë para ndeshjeve në Evropë me sjell trajnerin e ri, është gabim.

Sikur të emërohej tani trajneri i ri, do të kishte kohë ta shtrij filozofin e lojës, futbollistët do të kishin kohë ta akceptojnë atë, si dhe perforcimet do t‘i  bënte trajneri i ri”, përfundoi Llumnica.

Related Articles