Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 1.464.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.932, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,117.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 444 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.984 doza të vaksinës.
Deri më sot 816.909 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 97.984 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /GazetaEnigma/