Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 214 pacientë janë të hospitalizuar sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, raporton Gazeta Enigma.
Nga SHSKUK kanë thënë se 147 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa, 5 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
139 pacientë janë me oksigjeno-terapi.
55 pacientë janë të shtrirë në Klinikën Infektive, 38 në atë të Pulmologjisë ndërsa 2 në Klinikën e Pediatrisë.