Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) ka konfirmuar se 15 futbolliste kanë dërguar emaila duke kërkuar shkarkimin e përzgjedhësit të Spanjës, Jorge Vilda.
Brenda atyre emaileve kishte deklarata se për shkak të efektit në gjendjen e tyre emocionale, nëse Vilda dhe stafi i tij nuk largohen, ato do të largohen nga Përfaqësuesja e Spanjës.
“RFEF nuk do të lejojë lojtaret të vënë në dyshim vazhdimësinë e trajnerit kombëtar dhe stafit të tij”, thuhet në komunikatën e federatës.
Deklarata ishte e gjatë dhe e fortë për lojtaret, duke mos treguar asnjë shenjë për të marrë parasysh mendimin e tyre.
“Kjo situatë ka kaluar nga një pyetje sportive në një çështje dinjiteti. Kombëtarja nuk është e negociueshme. Futbollistet që kanë paraqitur tërheqjen e tyre do të kthehen në kombëtare në të ardhmen vetëm nëse pranojnë gabimin e tyre dhe kërkojnë falje”.
Në fakt, më herët është raportuar se futbollistet e Spanjës i kishin kërkuar personalisht trajnerit Vilda që të largohej nga pozita e tij, kërkesë që ai e refuzoi.