Në ditët e sotme, kur njerëzit janë mjaftë të vetëdijesuar rreth rëndësisë që ka ngrënia e shëndetshme, ju mund të dëgjoni shumë gënjeshtra
Më poshtë kemi renditur disa nga mendimet më të gabuara, që nuk duhet të besoni nëse dëshironi të hani shëndetshëm.
Mos hani pas orës 18:00 – në të vërtetë nuk duhet të hani një vakt të majmë 3-4 orë para gjumit.
Buka e zezë është më e shëndetshme se ajo e bardhë – të dyja përmbajnë numrin e njëjtë të kalorive. Është e shëndetshme të pini sa më shumë lëngje frutash të freskëta – doza ditore nuk duhet të kalojë 3 gota.
Sushi është ushqim i shëndetshëm – të gjitha llojet e sushit dhe salcës soja përmbajnë shumë kalori, shkruan lajmi.net.
Çokollata është e keqe për peshën – çokollata e zezë është në fakt e dobishme për humbje peshe. Nëse hani më pak, do të dobësoheni – vetëm personat që hanë 5-6 vakte në ditë mund të humbin peshë.
Duhet të pini mbi 8 gota ujë në ditë – duhet të pini ujë aq sa i mjafton trupit tuaj.
Ngrënia e yndyrës është e ndaluar – vetëm yndyra e tepërt është e dëmshme. Vaji i ullirit ka më pak kalori – të gjitha vajrat kanë kalori njësoj, vetëm është më i shëndetshëm.
Ngrënia e karbohidrateve është e pashëndetshme – vetëm karbohidratet e thjeshta janë të këqija për juve. Sheqeri i kaftë është më i shëndetshëm – sheqeri i kaftë dhe i bardhë janë të njëjtë në të gjitha mënyrat, përfshirë kaloritë.
Frutat janë ëmbëlsira më e mirë – frutat nuk e zëvendësojnë sheqerin, ëmbëlsirat duhen gjithashtu.
Mund të hani çfarë të doni në mëngjes – mëngjesi perfekt është proteina, yndyra, karbohidrate dhe fibra. Digjni kalori vetëm kur ushtroni – digjni kalori gjatë gjithë kohës, edhe gjatë gjumit.
Frutat aq të shëndetshme sa perimet – perimet janë shumë më të shëndetshme. Çdo ditë preferohet të hani 1 porcion fruta dhe 4 porcione perime.