Reagon KF Ballkan, kërkon nga Presidentja e Kryeministri të ushtrojnë autoritetin për mbarëvajtje të garave

Reagon KF Ballkan, kërkon nga Presidentja e Kryeministri të ushtrojnë autoritetin për mbarëvajtje të garave

Në një letër adresuar institucionit të Presidentit, Kryeministrit dhe Ministrit të MKRS-së, KF Ballkani nga Theranda, ka reaguar ashpër, për sic thuhet, manipulime në ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.

Pasi i bëhet një përshkrim kronologjik avancimit të futbollit të Kosovës ndër vite, nga çlirimi e këtej, KF Ballkani në reagim shfaqë shqetësime, për sic thuhet, manipulime të vazhdueshme në mesin e skuadrave të Superligës, pa iu adresuar me saktësi ndonjërës syresh, por duke aluduar tek skuadrat e caktuara, dhe duke përmendur dyshimet e bazuara për kurdisje paraprake të epilogjeve të takimeve, bazuar madje edhe në komentet e tifozërive përkatëse.

Në letër apelohet te krerët Institucional të trajtojnë këtë çështje me seriozitet, ndërkohë që një apel të tillë, së paku, bazuar në adresimin më poshtë, nuk ua ka drejtuar edhe Federatës së Futbollit të Kosovës, si institucion kompetent e përgjegjës për mbarëvajtje dhe organizim të garave.

Reagimi i plotëiI KF Ballkani

​​Presidenten e Republikës së Kosovës

​​Kryeministrin e Republikës së Kosovës

​​Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Cc: ​​Kushdo që është i interesuar

Tema: ​​Kampionati i Kosovës në Futboll – Superliga

Të nderuar/a,

Pa asnjë fije dyshimi konsiderojmë që secili qytetarë i Republikës së Kosovës është gëzuar me faktin që futbolli vendor u anëtarësua në FIFA dhe UEFA, duke shpresuar se përfundimisht futbolli i Kosovës po dilte nga mjerimi ku kishte mbetur si rezultat i okupimit.

Fatkeqësisht kjo shpresë rezultoi e dështuar për arsye se përveç problemeve të okupimit dhe të mos inkuadrimit në mekanizma ndërkombëtarë, tani jemi duke u ballafaquar me mos zhvillimin, pengimin apo thjesht shkatërrimin e futbollit në Kosovë, deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë, fajtorë janë vet faktorët e futbollit kosovar.

Si është e mundur që për vite me radhë në futbollin e Kosovës, ose më saktë në përfundim të çdo sezoni të futbollit qoftë në garat e kampionit apo të kupës, opinioni më tepër merret me kalkulime matematikore sesa me futboll të vërtetë. A jemi ne duke luajtur futboll, apo jemi duke bërë “matematik“, sepse ne si klub jemi regjistruar në FFK për të luajtur futboll, e jo për të bërë “kalkulime”.

Related Articles